TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2026, 11:06

Gardisti merr në mbrojtje të veçantë Ballën në Kuvend, Noka publikon foton: Frikacaku 0900 ka thyer rekordin e pështirësisë

Shkruar nga Pamfleti
Gardisti merr në mbrojtje të veçantë Ballën në
Gardisti merr në mbrojtje të veçantë Ballën në Kuvend

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë dhe në tavolinën ku qëndron Taulant Balla është vendosur një gardist.

Masa mbrojtëse ndaj kreut të grupit parlamentar të PS vjen pas përplasjes fizike në Kuvend mes tij dhe demokratëve Gazment Bardhi e Klevis Balliu, pas fjalëve të Ballës për Albana Vokshin, “për ty kemi numrin 0900”.

Pas incidentit, Bardhi e Balliu u përjashtuan me 10 ditë nga punimet e Kuvendit prej ‘Etikës’.

Lidhur me këtë fakt, Flamur Noka ka reaguar duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit për arsyen se përse gardisti po qëndron i vendosur tek tavolina e Ballës, gjatë kohës kur seanca vijonte punën.

Njëkohësisht përmes një reagimi në Facebook, Noka shkruan "E padëgjuar më parë që deputetit t'i vendoset truprojë personale në sallën e Kuvendit! Frikacaku 0900 me tel në dorë ka thyer rekordin e përshtirësisë" 

Ndërkohë sot në Kuvend po diskutohet raporti për kërkesën e SPAK ndaj Belinda Ballukut.

Partia Demokratike i ka rekomanduar deputetëve që të votojnë pro kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Relatori i demokratëve Oerd Bylykbashi theksoi se deputetët duhet të japin autorizimin për masën e sigurisë ndaj zonjës Balluku në kuadër të procedimit penal të vitit 2025, ku ajo dyshohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike.

gardisti merr në mbrojtje mbrojtje të veçantë ballën në kuvend

Lini një Përgjigje