TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2026, 11:35

PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, tre deputetët socialistë që dolën 'kundër' Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Kundër kërkesës së SPAK votuan gjithashtu edhe 3 deputetët e PSD.

PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, tre
Edi Rama në Kuvend

Ditën e sotme maxhoranca ka rrëzuar me 82 vota pro në Kuvend kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Maxhoranca në raportin e saj argumentoi se pas largimit nga posti qeveritar, për Ballukun nuk qëndrojnë më pretendimet e SPAK-ut.

Në procesin e votimit ra në sy mungesa e deputetëve Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj si dhe ministrit Blendi Gonxhe, pavarësisht urdhërit të PS që pjesëmarrja të ishte e plotë në Kuvend.

Ministri Blendi Gonxhja, mësohet se mungoi për shkak të pjësëmarrjes në panairin që po zhvillohet në Kanë të Francës.

Mbrëmjen e një dite më parë, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u kishte dërguar mesazh deputetëve të mazhorancës për të qenë të pranishëm në seancë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në votim.

Kundër kërkesës së SPAK votuan gjithashtu edhe 3 deputetët e PSD.

Relatori i raportit të PS në Këshillin e Mandateve, Ulsi Manja, në fjalën e tij në Kuvend gjatë seancës, e arsyetoi kështu vendimin për të mos pranuar kërkesën e SPAK.

“Kjo është kërkesa e 7 e organit të akuzës që vjen në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e një anëtari të Parlamentit, për kontroll personal apo të banesës. Në momentin që e paraqitëm raportin tonë ka ndodhur një realitet i ri faktik dhe institucional. Një realitet i ri që e ndryshon tërësisht natyrën e vlerësimit të kërkesës së SPAK-ut: deputetja në fjalë nuk ushtron më funksione ekzekutive. Për rrjedhojë, masa e pezullimit nga detyra nuk prodhon asnjë efekt real juridik dhe raporti ynë e qartëson edhe narrativën mbi të cilën SPAK ka ndërtuar kërkesën për aplikimin e masave më të rënda të sigurimit personal.”, tha Manja.

Ndërsa opozita  theksoi se, pavarësisht largimit nga postet ministrore, ekziston rreziku që ajo të ndikojë tek dëshmitarët ose të ndërhyjë në provat e hetimit.

Prokuroria Speciale kërkoi në Kuvend autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut, ndërsa kërkesa qëndroi në Kuvend për rreth 3 muaj, deri në seancën e sotme, kur u vendos që të mos miratohej autorizimi për arrestimin e ish-zv.Kryeministres.

Argumentet kryesore që socialistët përdorën për të rrëzuar kërkesën e SPAK ishin ato se Balluku ka respektuar masën fillestare të sigurisë, atë të “ndalimit për të dalë jashtë vendit” dhe se ajo nuk akuzohej për korrupsion, por për shkelje të barazisë në tendera, një vepër penale që mund të dënohet edhe me gjobë. Për socialistët, Kuvendi duhet të shërbejë si një filtër lidhur me kërkesën e SPAK, por duhet të respektojë Kushtetutën.

 

ps rrëzoi kërkesën e spak tre deputetë e ps

Lini një Përgjigje