TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2026, 11:32

Tensione para Kuvendit, protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë

Shkruar nga Pamfleti

Tensione para Kuvendit, protestuesit tentojnë të çajnë

Situata është tensionuar jashtë ambienteve të Kuvendit, ku protestuesit e mbledhur në tubimin e thirrur nga opozita janë përplasur me efektivët e policisë.

Një grup protestuesish ka tentuar të thyejë kordonin e vendosur nga policia përpara godinës së Parlamentit, duke shkaktuar momente tensioni dhe shtyrje mes tyre dhe efektivëve të rendit.

Forca të shumta policie janë vendosur në perimetrin e Kuvendit për të garantuar sigurinë dhe për të penguar afrimin e protestuesve pranë hyrjes së godinës.

Ndërkohë, situata në zonë mbetet e tensionuar, ndërsa policia vijon të mbajë kordonin e sigurisë për të kontrolluar turmën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të protestës.

Pas tensioneve, fjala para mbështetësve është marrë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

 

Lini një Përgjigje