TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2026, 11:46

Mbyllet protesta para Kuvendit, Berisha falenderon protestuesit: Do vazhdojmë kryengritjen tonë!

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet protesta para Kuvendit, Berisha falenderon protestuesit: Do

Protesta e opozitës përballë Parlamentit nuk ka zgjatur më shumë se 90 minuta, ndërsa protestuesit u shpërndanë menjëherë sapo Kuvendi mbylli punimet. Protesta nuk ka regjistruar tensione apo përplasje mes mbështetësve të PD dhe Policisë së Shtetit.

Protesta, e cila ditë më parë konsiderohej nga kreu demokrat Sali Berisha si “pranvera e demokracisë” u mbyll me një fjalim të kryedemokratit, që i konsideroi protestuesit si qëndrestarë që i kishin futur tmerrin deputetëve të PS-së.

Tubimi u zhvillua paralelisht me seancën plenare në Kuvend, ku u debatua për çështjen e imunitetit të deputetes socialiste Belinda Balluku. Gjatë protestës pati edhe momente tensioni mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, të cilët kishin vendosur një kordon sigurie përpara godinës së Parlamentit.

Në fund të tubimit, fjalën para mbështetësve e mbajti kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama për mbrojtje të korrupsionit dhe deklaroi se vendimet e marra në Kuvend shënojnë, sipas tij, fundin politik të kreut të qeverisë.

“Sot Edi Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike. Firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet nga pushteti i tij i krimit", u shpreh Berisha gjatë fjalimit.

Ai falenderoi protestuesit për pjesëmarrjen në tubim, duke theksuar se qëndresa dhe protesta e tyre tregojnë kundërshtimin ndaj qeverisë.

Pas përfundimit të fjalimit të Berishës, protestuesit kanë nisur të largohen nga zona përreth Kuvendit, ndërsa situata është kthyer gradualisht në normalitet.

 

2 Komente

  1. H
    Hari

    PSE c'prisnim ne qe do votonte pro arrestimet te ballukut,kaq driteshkurter jemi?te gjithe e dinim qe do e rrezonte spak-un,ai e Kishte thene edhe me perpara!Le te vazhdojme gjumin e rende qe na ka zene SE do ecim para si komb!

    1. T
      Tony

      Kaq shpejt!? Si duket nuk e kane perdhjere fare malokun serb kesaj radhe!

      Lini një Përgjigje