TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2026, 11:44

Presidenti Begaj dekreton dy ambasadorë të rinj për Katarin dhe NATO-n

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti Begaj dekreton dy ambasadorë të rinj për Katarin dhe
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e dy ambasadorëve të rinj të Shqipërisë në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit.

Me Dekretin nr. 138, datë 12 mars 2026, kreu i shtetit ka emëruar znj. Jeta Kreka në detyrën e Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Katarit, me rezidencë në këtë shtet.

Ndërkohë, me Dekretin nr. 139, po të datës 12 mars 2026, Presidenti Begaj ka dekretuar edhe emërimin e z. Bardhyl Kollçaku në postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, gjithashtu me rezidencë.

"Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me Dekret nr. 138, datë 12.3.2026, dekretoi sot emërimin e znj. Jeta Kreka në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në Shtetin e Katarit, rezident.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 139, datë 12.3.2026, dekretoi sot emërimin e z. Bardhyl Kollçaku në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në NATO, rezident.", thuhet në njoftimin e Presidencës.

Lini një Përgjigje