Ditën e sotme në Kuvend pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, ish ministrat Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu u votuan si anëtarë në Komisionet Parlamentare.
Emërimi i tyre, përkatësisht i Spiropalit si anëtare në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen dhe i Vengut si anëtar i Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, u realizua me një votim të vetëm me 80 vota pro.
Vengu u emërua edhe si anëtar zëvendësues për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen, ku mori 79 vota.
Kryeministri Edi Rama i largoi nga kabineti i tij, Pirro Vengun si ministër të Mbrojtjes dhe Elisa Spiropalin si ministre e Jashtme.
Në Ministrinë e Jashtme, Edi Rama vendosi një diplomat karriere si Ferit Hoxha, ish-ambasador i Shqipërisë në BE dhe OBK.
Në Ministrinë e Mbrojtjes u emërua Ermal Nufi, që ishte zëvendës sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë.
Lini një Përgjigje