
Deputeti i PD, Saimir Korreshi duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar marrëveshjen me Italinë për emigrantët, tha se as vetë Rama nuk e donte këtë pakt.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Korreshi tha se thjeshtë ka qenë një plan i kryeministrit për tu dukur sikur e do marrëveshjen dhe në fund për të akuzuar opozitën për pezullimin e saj.
“Kjo ka qenë një show i Ramës se në vetvete ai s’e ka dashur këtë marrëveshje, thjesht për të thënë që unë doja por shiko çfarë bën opozita, ndërkohë që kishte gjithë mundësinë që të konsultohej me opozitën, shteti nuk është personal, kryeministri nuk është njëshi i shtetit. Ne presim transparencë, të respektohen institucionet. Nuk ka qenë qëllimi të prishim raportet me Italinë, por mënyra si nuk është bërë transparente, si nuk janë kaluar proceduar dhe janë shkelur të drejtat e njeriut me këtë marrëveshje”, tha Korreshi.
Lini një Përgjigje