
Partia Demokratike e Lulzim Bashës është distancuar nga skenat e kaosit të cilat prej dy muajsh grupi i deputetëve mbështetës të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit vijojnë në Kuvend.
Për nënkryetaren e PD-së, Oriola Pampuri përmes këtyre skenave po mbrohen interesat personale të Rithemelimit por dhe maxhorancës. Në një intervistë për “Report tv”, Pampuri akuzoi grupin Bardhi-Berisha se janë bërë palë me mazhorancën.
“Aty bëhet një luftë donkishoteske. Ku njëra palë miraton gjithçka çfarë i intereson. Ishte skandal, të miratosh buxhetin nen për nen për 8 minuta, një buxhet që vijon të çojë para në xhepat e koncesionarëve që sot hetohen nga SPAK dhe nuk u diskutua fare. Të dyja palët dalin të qeshura nga salla e parlamentit. Personalisht unë dhe grupi PD nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë në institucione ku kryhen të gjitha detyrat për të shkuar deri në fund mbrojtjen e intersave personale të palëve. Hidhen karriget... Ku duhet të jemi aktivë, njëri të mbajë flakadët e tjetri ti vëjë flakën?! Ky nuk është revolucion", tha Pampuri.
Lini një Përgjigje