TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Dhjetor 2023, 18:21

Pezullimi i paktit të emigrantëve, Vasili: E kaluan me vrap në Parlament, sikur do ndanin dardhat e hajdutllëkut!

Shkruar nga Pamfleti

Pezullimi i paktit të emigrantëve, Vasili: E kaluan me vrap në

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

Vasili sulmoi kreun e qeverisë dhe ligjvënësit në Parlament duke i cilësuar si “kryealabaku dhe deputetë alabakë”.

Ai shtoi se meqenëse rripat e Parlamentit e kaluan me vrap në vend që të bënin debat të thellë, Rama dhe deputetët u sollën me Shqipërinë sikur do ndanin dardhat dhe kumbullat e hajdutllëkut.

“Kryealabaku Kryeminister, alabakë deputete!

Pezullohet nga Gjykata Kushtetuese ratifikimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantet e paligjshëm nga Afrika.

Meqenëse këta rripat e parlamentit e kaluan me vrap si idiotër nëpër Komisione që ta votonin me urgjencë në Seancë Plenarë.

Në vend të bënin një debat të thellë dhe dinjitoz Kryealabaku Rama dhe alabakët deputetë u sollën me Shqipërinë sikur do ndanin dardhat dhe kumbullat e hajdutllëkut”, shkroi ai në Facebook.

petrit vasili pl pezullimi marrëveshjes

Lini një Përgjigje