
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërcënuar sërish me mosbindje civile deri në rrëzimin e Edi Ramës.
Gjatë një takimi në Shkodër, ai u nda dhe të kërkesa e SPAK, duke akuzuar Ramën se mendon se do “t’i mbyllë gojën me arrest”.
“Ai mendon se duke vendosur ne arrest Sali Berishën do mund t’ia mbyllë gojën, përkundrazi… ja zotohem këtu se mosbindja civile do të jete vullkani që do të përmbysë këtë narko diktaturë njëherë e përgjithmonë. Ky vullkan nuk mund të jetë askund tjetër se në Shkodër”, u shpreh ai.
Berisha deklaroi se mosbindja civile do të jete vullkani që do të përmbysë narko diktaturën njëherë e përgjithmonë.
“Ditën e zgjedhjeve, përfaqësuesi im nga Tirana, më raporton se Velipoja është në pushtim të plotë. Se bandat e Pëllumb Gjokës, çdo votues që vinte, ia kapnin kokën ia ofronin te veshi, e shoqëronin dhe kur dilte nga qendra, kur tentonin të filmoheshin, reagonin ndaj tyre.
Të gjitha këto të organizuara nga qeveria. Mos mendoni se ka banditë të guximshëm, banditët bëhen të guximshëm kur kanë pushteti. Nuk ka më frikacakë se ata.
Të njëjtën gjë me bandat e tjera.
Çfarë ndodhi? Autokolonë! Po pse e them pushtim unë? Sepse na është dashur shumë kohë të marrim videot e autokolonës.
Na është dashur shumë kohë që të dilnin njerëz që mund të fotografonin banditët, vrasësit serialë që ishin liruar nga burgjet për të dhuruar qytetin e lirisë, për të dhuruar Shkodrën.
E them edhe njëherë, në gjithë bindjen time, e kisha shumë të konsoliduar se me Edi Ramën nuk ka zgjidhje. E kisha dhe vazhdoj të konsoliduar se ne si opozitë kemi problemet tona, por kur një kryeministër vendos të marrë votën me çdo kusht, askush nuk duhet të jetë naiv, askush nuk duhet të jetë iluziv se ai ka të gjitha mjetet për ta realizuar këtë”, tha ai.
Lini një Përgjigje