TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Dhjetor 2023, 14:23

A janë ftohur marrëdhënien me Ilir Metën? Përgjigjet Sali Berisha

Shkruar nga Pamfleti
A janë ftohur marrëdhënien me Ilir Metën? Përgjigjet
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Sa i përket marrëdhënieve me Partinë e Lirisë, Berisha u shpreh se nuk janë ftohur por vazhdojnë të veprojnë në sintoni.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur “përndjekje politike të Ramës”, kërkesën e Prokurorisë së Posaçme ndaj Kuvendit për arrestimin e tij për aferën 'Partizani'.

Sa i përket marrëdhënieve me Partinë e Lirisë, Berisha u shpreh se nuk janë ftohur por vazhdojnë të veprojnë në sintoni.

Pra, lidhur me Partinë e Lirisë, të gjitha janë përndjekje politike e opozitës nga Edi Rama. Sesi mund ti kontrollohet korrespondenca një deputeti pa leje nga parlamenti është shkelje Kushtetutës. Duhet t’i marrin leje parlamentit, sikundër nuk i morën heqjen e lejes së lirisë për të udhëtuar jashtë vendit në kundërshtim me Kushtetutën. Opozita do të qëndrojë, nuk ka ftohje, jemi në sintoni me të dhe partitë e tjera politike të opozitës”, deklaroi ai.

 

sali berisha ilir meta

Lini një Përgjigje