Rama për pensionistët dha vetëm 5 mijë lekë të reja, gjysmën e gjelit praktikisht sepse çmimet vazhdojnë traditën e rritjes në Shqipëri dhe për këtë ‘bonus’, ai u justifikua se kjo shumë do donte të ishte më e madhe por numri i pensionistëve është shumë i lartë.
Teksa kryeministri Edi Rama mban fjalime të gjata për parimet e së majtës, homologu i tij në Kosovë i ka bërë reale këtë premtime.
Ndryshe nga Shqipëria, këtë fundvit në Kosovë çdo fëmijët dhe çdo pensionistët do të marrin nga 100 euro.
Partitë e majta pra kanë në thelb mbështetjen e fortë për shtresat e mesme, që është e lidhur më shumë me vlerat liberale, rolin e shoqërisë dhe shtetin e mirëqënies.
Kështu pra kryeministri Albin Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë tha “Besoj ju kujtohet premtimi që çdo vit secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve. Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro.”,
Ai tha se po planifikojnë “që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje, duke filluar zbatimin edhe të deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues”.
Kjo, sipas Kurtit, “që të ketë dallim në mbështetje” dhe që “ata që kamë më pak të ardhura, të përfitojnë më shumë”.
“Për të gjithë pension-marrësit këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cenueshme, do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 eurove, përveç pensionit të rregullt mujor që marrin”, tha Kurti.
Ndërkohë Këshilli i Ministrave i udhëhequr nga Edi Rama miratoi më 4 dhjetor bonusin e fundvitit që do të shpërndahet për pensionistët dhe persona të tjerë që përfitojnë trajtime financiare.
Ministri i Financave, Ervin Mete, njoftoi se është miratuar një fond prej 3.5 miliardë lekë dhe pensionistët do të përfitojnë shumën prej 5 mijë lekësh, gjysmën e gjelit praktikisht sepse çmimet vazhdojnë traditën të rriten në Shqipëri.
Për këtë ‘bonus’, para disa javësh vetë kryeministri Rama justifikohej se kjo shumë do donte të ishte më e madhe por numri i pensionistëve është shumë i lartë.
‘Në buxhetin e vitit të ardhshëm kemi vendosur 250 milion euro të tjera për pensionistët. Do të donim që kjo shumë të ishte edhe më e madhe, por ne ndërkohë kemi më shumë se asnjëherë më parë dhe asnjëherë nuk duhet harruar që e para numri i pensionistëve është shumë i lartë dhe e dyta gropa e madhe ndër dekada krijuar nga mospagimi i sigurimeve shoqërore është një gropë ende e pambyllur. Në buxhetin e vitit 2024, 33% e të gjithës shkon për përkujdesin social, përfshirë edhe pensionistët. Ndryshe nga vitet e tjera, pikërisht se kemi një situatë financiare më të mirë, do të fillojmë ta japim menjëherë, brenda disa ditësh do të nisë shpërndarje e bonuseve. " tha Rama nga Asambleja e Përgjithshme e PS-së./ Pamfleti
Lini një Përgjigje