TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Dhjetor 2023, 10:24

Autokratët e dekadës së tretë: Orban, Dodik, Erdogan, Putin, Vuçiç e Rama

Shkruar nga Pamfleti
Autokratët e dekadës së tretë: Orban, Dodik, Erdogan, Putin,
Autokratët e dekadës së tretë /

Pas marrjes së pushtetit, luksit të oborreve me shërbëtorë, pasuri, lidhje me mafien dhe me fuqi për të urdhëruar këdo e për të bërë çdo gjë, këta kanë krijuar mafien oligarkike dhe kanë kaluar në psiko-delirizimin ekstrem të vetë-madhështisë, duke menduar se janë “Zoti” i përjetshëm mbi tokë...


Sunduesit e popujve që nënshtrohen e nuk reagojnë ndaj së keqes, vazhdojnë të krijojnë regjime autokrate me “lëvozhgë demokracie”, duke i mbajtur njerëzit në varfëri ekstreme, në skllavëri moderne, nëpërmjet shpëlarjes së trurit deri në atë çmenduri kolektive, sa turmat janë gati të bëjnë harakiri për sundimtarët e tyre.
Sundimtarët nuk lindin të tillë, por pas marrjes së pushtetit, luksit të oborreve me shërbëtorë, pasuri, lidhje me mafien dhe me fuqi për të urdhëruar e bërë çdo gjë, kalojnë në psiko-delirizimin ekstrem të vetë-madhështisë, duke menduar se janë “Zoti” i përjetshëm mbi tokë.
Në zonën euro-ballkanike-aziatike janë 6 sundimtarë, konkretisht: Vladimir Putin i Rusisë, Rexhep Erdogan i Turqisë, Viktor Orban i Hungarisë, Milorad Dodik i Bosnjes; Aleksandër Vuçiç i Serbisë dhe Edi Rama i Shqipërisë.
Këta, jo vetëm janë kopje në sjellje si autokratë pushteti kundër popujve të tyre, por kanë deklaruar të njëjtin objektiv sundimi deri në vitin 2030 e madje sa të jenë gjallë, duke mbajtur pushtetin me skemat e mjetet që përdorin sundimtarët, me votën popullore si dekor fals.
P.sh., sundimtari i Shqipërisë, Edi Rama, edhe në logon e kongresit të PS me 8 dhjetor 2023, deklaroi se “PS do jetë në pushtet deri në vitin 2030”, ndërsa në krye do jetë ai, të cilin ministrat dhe delegatët e quajtën “Zeus” të PS e Shqipërisë.
Vladimir Putin, sundon në Rusi qysh prej muajit mars 1999, kur ish-presidenti Boris Jelcin e emëroi kryeministër; por 9 muaj më pas, me 31 dhjetor 1999 Putin e spostoi Boris Jelcinin dhe mori postin presidencial.
Pasi e shkëmbeu 1 herë me postin kryeministror, Putin ka krijuar policinë sekrete, ushtrinë e bindur dhe mafien oligarkike, bankare e mediatike dhe vazhdon ta sundojë prej 25 vitesh, duke deklaruar se do ta mbajë pushtetin dhe në zgjedhjet 2024, me mandat deri në vitin 2030.
Viktor Orban kryeministër i Hungarisë, ka nisur sundimin në vitin 1998 e deri në vitin 2002 kur u rrëzua nga pushteti; ndërsa në vitin 2010 u rikthye sërish, krijoi klanin mafioz të gjyqësorit, oligarkëve të bankave, telefonisë, investitorëve në infrastrukturë, transporte e media dhe vazhdon të sundojë, duke deklaruar se do ta mbajë pushtetin deri në vitin 2030 e më tej.
Rexhep Taip Erdogan, “mësuesi largpamës” i Edi Ramës në artin e krijimit të pushtetit autokrat absolut; e ka nisur sundimin në vitin 1994 si krye bashkiaku i Stambollit dhe ka vazhduar si kryeministër në vitet 2007-2011.
Gjatë kohës së tij si kryeministër, Erdogan krijoi klanin mafioz të gjyqësorit, policisë, ushtrisë, shërbimit sekret, oligarkëve e mediave, dhe qysh prej vitit 2014 vazhdon të jetë President i Turqisë; madje pas balotazhit në zgjedhjet e fundit, tha se do jetë në pushtet edhe pas vitit 2030.
Milorad Dodik i Republikës Serbska të Bosnjës, autokrat i shpallur “non grata” nga SHBA; ka nisur sundimin si kryeministër në vitin 2006 e më pas President Republike, duke vazhduar të jetë në pushtet, duke deklaruar se nuk do largohet as në vitin 2030.
Aleksandër Vuçiç, ushtari i Vladimir Putinit, ekuivalenti i Viktor Orbanit dhe “vëllai” i Edi Ramës; e ka nisur sundimin në vitin 1998 si Ministër Informacioni në regjimin e Slobodan Milosheviçit; si Ministër i Mbrojtjes, zv/kryeministër e kryeministër deri në vitin 2017 kur u bë president, ndërsa tani kërkon mandatin e tretë si president, duke deklaruar se do ta drejtojë Serbinë deri në vitin 2030 e më tej.
Edi Rama, e nisi sundimin në vitin 1998 si Ministër i Kulturës; në vitin 2000 u zgjodh kryetar i Bashkisë Tiranë deri në maj 2011. Në vitin 2005 mori drejtimin e PS, ndërsa në vitin 2013 u zgjodh kryeministër, ku po vazhdon mandatin e tretë, dhe deklaron se do marrë mandatin e katërt deri në vitin 2029 e më tej pas vitit 2030.
Njësoj si Putin, Erdogan, Orban, Dodik e Vuçiç, madje duke zbatuar modelin e sundimit të tyre, edhe Edi Rama që gjatë kohës së si krye bashkiak i Tiranës, krijoi klanin mafioz të gjyqësorit, oligarkëve, të bankave, ndërtimit, telefonisë celulare e mediave, dhe vazhdon të sundojë./Pamfleti

autokratët e dekadës së tretë orban dodik erdogan putin vuçiç rama

Lini një Përgjigje