TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Dhjetor 2023, 07:11

Lëvizja e SPAK ndaj Berishës, Artan Hoxha: Dënim më të rëndë se aq s’ke ça i bën

Shkruar nga Pamfleti
Lëvizja e SPAK ndaj Berishës, Artan Hoxha: Dënim më të
Artan Hoxha dhe Sali Berisha

SPAK ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Sali Berishën nga “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të lëvizjes jashtë shtetit”, në “arrest në burg” ose “arrest shtëpie”.

Por për ta bërë këtë, Prokurorisë së Posaçme i duhet autorizimi i Kuvendit.

Lidhur me këtë çështje, gazetari Artan Hoxha, u shpreh se “arrest në burg” për Berishën nuk ka.

Sipas tij, nëse merret masa “arrest shtëpie”, ish-kryeministrit mund t’i ndërpritet kontakti me publikun, e cila për të, do të jetë dënimi më i rëndë.

"Është problemi i masës tjetër tani. I masës që do merret. Po “arresti i shtëpisë” shoqërohet edhe me teknikalitete të tjera. Jamarbërit për shembull, ia ndaluan të komunikonte në ‘Facebook’. Tani Berishës, po ia ndërprenë edhe kontaktin me publikun, dënim më të rëndë se aq nuk ke çfarë i bën. Jamarbër Malltezi ka qenë duke folur në ‘Facebook’ dhe ia ndërprenë ata. Berisha nuk e pranon këtë gjë. Kjo është masa tjetër si do shkojë. “Arrest me burg” për Berishën nuk ka, nuk ka “arrest me burg”. , tha Hoxha i ftuar në 'Opinion'

berisha spak

Lini një Përgjigje