TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2023, 21:37

Zbardhen debatet në PD/ Berisha skenar për protesta para Parlamentit pas kërkesës së SPAK, Bardhi i rrëzon planet

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen debatet në PD/ Berisha skenar për protesta para Parlamentit
Berisha në mbledhje grupi

Gazment Bardhi ka rrëzuar një skenar të Sali Berishës për protesta jashtë Kuvendit të enjten e kësaj jave...

Zbardhen debatet në mbledhjen e zhvilluar mes deputetëve të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit. Ish-kryeministri ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit me një skenar të ri, duke kërkuar që të nisin protestat.

Sapo ka nisur mbledhja, Berisha ka hedhur idenë që të mobilizohen degët dhe ditën e enjte të mbahet një protestë simbolike para selisë së Kuvendit, gjatë kohës që do të mbahet seanca plenare. Kërkesa e Berishës, erdhi pak orë pas shkresës që SPAK dërgoi në Kuvend, ku kërkoi që të lejohet arresti i ish-kryeministrit. Si duket Berisha ka tentuar të organizojë një lloj revolte për të treguar forcë, por plani i ka dështuar.

Ka qenë Gazment Bardhi, ai i cili i ka dalë kundër. Bardhi ka deklaruar se mbajtja e një proteste në një kohë kur sapo ka mbërritur kërkesa e SPAK, nuk mund të bëhet. Ai ka kërkuar nga Berisha të tërhiqet nga një skenar i tillë, pasi opozita duhet të jetë në mbështetje të drejtësisë dhe protesta do të shihet si një sfidë ndaj SPAK.

Më pas ka folur Flamur Noka, i cili ka deklaruar se nga kontaktet që ka pasur në terren, e sheh të vështirë mbajtjen e një proteste në këtë kohë. Me pak fjalë, Noka dhe deputetët të tjerë e kanë kuptuar se mbështetja ndaj Berishës në këtë situatë ka rënë dhe mbajtja e një proteste mund të kthehej në bumerang. Kjo ka bërë që më pas Berisha të tërhiqet dhe të dorëzohet përballë SPAK.

Megjithatë ai ka bindur të vetët që në seancën që do të mbahet për kërkesën e SPAK, të mos marrin pjesë. Sipas burimeve, më 18 dhjetor në Këshillin e Mandateve deputetët e rreshtuar krah Berishës nuk do të marrin pjesë dhe po ashtu nuk do marrin pjesë as në seancën që do të mbahet për votimin e raportit. Por pritet të veprojë ndryshe Gazment Bardhi, i cili pritet të jetë atje.

Sali Berisha refuzoi vendimin e GJKKO “detyrim paraqitje” dhe SPAK sot ka hedhur një hap tjetër, duke i kërkuar Kuvendit t’i heqë imunitetin dhe të lejojë një masë arresti ndaj tij. Si duket kjo e kapi në befasi Berishën, pasi sipas burimeve, shumica deputetëve kanë nisur të distancohen. Pranë tij janë vetëm ata 5-6 emra që i shkojnë pas, ndërsa Bardhi dhe shumë të tjerë nuk pranojnë t’i dalin në mbrojtje. Vetë Berisha sot sulmoi SPAK, por në momentin që do kemi një masë arresti, nuk ka nga ja mban më. /Pamfleti

berisha bardhi protesta

Lini një Përgjigje