
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, gjatë fjalës së saj në Parlament u ndal te marrëveshja për refugjatët të bërë me Shqipërinë.
Ajo u shpreh se zërat kundër marrëveshjes janë të papranueshme teksa shprehu keqardhje më të madhe, pikërisht sepse sipas saj këto kritika kanë ardhur nga Italia.
“Është për të ardhur keq që shumë nga zërat mospërputhës erdhën nga Italia, ku Rama u sulmua nga shumë anë se kishte ndihmuar Italinë. Është për të ardhur keq dhe për t’u habitur që ka pasur frikësime deri për një përjashtim të kryeministrit shqiptar nga PSE, me sa duket për disa italianë të majtë është mëkat të ndihmosh Italinë.
Ka një dialog të vazhdueshëm me Komisionin e BE-së për marrëveshjen për të vërtetuar përkushtimin për respektim të plotë me të drejtën e BE-së, kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Meloni.
Lini një Përgjigje