TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2023, 19:39

Dredhon Berisha, konfirmon se “Foltorja” nuk do votojë kërkesën e SPAK; bën përgjegjës Ramën për telashet me drejtësinë

Shkruar nga Pamfleti

Dredhon Berisha, konfirmon se “Foltorja” nuk do votojë

Kërkesa e SPAK për t’i hequr imunitetin ka nisur të shqetësojë Sali Berishën. Ndonëse refuzonte me mburrje masën e sigurisë duke u kapur pas faktit se SPAK nuk ju drejtua Kuvendit, tani Berisha ka filluar të dredhojë.

“SPAK kërkon të përligjë një akt antiligjor, antikushtetues që ka nisur ndaj Sali Berishës, një muaj më parë.” Ky është qëndrimi që ka mbajtur lideri i “Rithemelimit”, në studion e A2 CNN mbrëmjen e së martës, pasi Prokuroria e Posaçme i kërkoi ditën e sotme Parlamentit aprovim për arrestimin e tij.

“Është duplikim i krimit të tyre kushtetues. Në vend që të pranonte që ka shkelur Kushtetutën. (SPAK), Tani i thotë Parlamentit, më përligj aktin tim ashtikushtetues,” deklaroi Berisha në bisedën me Bruna Çifligun.

I pyetur nëse janë ndërkombëtarët ata që po e “godasin” apo kundërshtari i tij politik, ish-kryeministri citoi një deklaratë të bërë më herët nga “Edi Rama thotë se reforma në drejtësi është bërë nga ai dhe jo nga anglo-amerikanët. “Ai u zotua në një fjalim mbi 35 minuta, që nuk ka të bëjmë me anglo-amerikanët, por është vepër e  PS. Unë s’kam pse të merrem me njeri tjetër, veçse me Edi Ramën. Me këtë opozitë që po i bëjmë, e sheh se i ka ditët e shkurtra.”

Sipas Berishës, SPAK mund të ketë mbështetjen e SHBA-së, por siç u shpreh ai, asnjë institucion në shkelje të ligjit, nuk mund të mbështetet.

Por si do ta votojnë deputetët e opozitës kërkesën e Prokurorisë për "zhveshjen" e tij nga mandati i deputetit?

Sali Berisha, bëri të ditur se deputetët e tij do të vijojnë mosbindjen civile, pra nuk do të marrin pjesë në votim. Ndërsa, sa i përket deputetëve të Lulzim Bashës, ai la të nënkuptohej se për votën e tyre “nuk ka asnjë lloj interesi.”

Lini një Përgjigje