TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2023, 18:54

Pas Bardhit edhe PD-ja e Bashës paralajmëron votë pro heqjes së imunitetit të Berishës!

Shkruar nga Pamfleti

Pas Bardhit edhe PD-ja e Bashës paralajmëron votë pro heqjes

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa theksoi se partia e drejtuar nga Lulzim Basha mbështet çdo kërkesë të SPAK dhe se do të votojë pro heqjes së imunitetit të deputetit ndaj Sali Berishës për t’u përballur me drejtësinë.

Në një intervistë për “Special Report” në “Abc News”, ai theksoi se imuniteti i deputetit nuk duhet të jetë fare pjesë e kushtetutës.

Qëndrimi i PD është konstant dhe i njohur për qytetarët, është mbështetje pa kushte për organet e drejtësisë dhe i vetmi formacion politik që ka qenë në mënyrë të vazhdueshme në mbështetje të organeve të drejtësisë dhe reformës në drejtësi. Është një veprim procedural nga SPAK, nuk ndikon fare në PD. Nuk është çështje që i përket PD. Vullneti është shprehur qartësisht me qëndrimet publike të saj. Imuniteti nuk duhet të jetë fare pjesë e Kushtetutës, deputetët shqiptarë nuk duhet të kenë imunitet. Imuniteti është një mbetje e të kaluarës. Është një qëndrim i kahershëm i PD, që vlerëson se çdo kërkesë e SPAK do të vlerësohet dhe votohet pro për t’i hapur rrugë që çdo qytetar të përballet me sistemin e drejtësisë. Nuk ka nevojë fare për mandate dhe kërkesë në parlament për të hequr dorë nga imuniteti. Është mbetje e kushtetutës së vjetër”, u shpreh Sefa.

Kujtojmë se më herët edhe grupi i Gazment Bardhit deklaroi se do të votonte pro heqjes së imunitetit për Berishën.

pd berisha

Lini një Përgjigje