
Analisti dhe juristi i njohur, Kreshnik Spahiu shpreh bindjen se ish-kryeministri Sali Berisha është njeriu më i interesuar që kreu i Rithemelimit, Sali Berisha të ngelet në politik dhe që ish-kryeministrit të mos hetohen. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, e teksa komenton situatën politike në Shqipëri, juristi Spahiu theksoi se Rama gjithashtu është i interesuar që ish-kryeministrat dhe ish-presidentët të mos dënohen me burg, sepse sipas tij, pastaj i bie që edhe në të ardhmen të ndjek të njëjtën rrugë si Meta dhe nga Berisha. Po ashtu, ai zbuloi se arsyeja se përse Berisha nuk proteston në sheshe është humbja e mbështetjes popullore.
Madje ai shtoi se lëvizja radikale e Berishës i ka forcuar pozitat brenda grupimit, por vuri në dukej faktin se nuk ka më njerëz me vete. Sidoqoftë, juristi vlerësoi se Berisha ka arritur të trembë sistemin e drejtësisë, për aq kohë sa ende nuk është arrestuar, ndërsa ka eklipsuar dhe forcat e reja politike. Ndërkohë juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se Agron Shehaj i ka kapacitetet politike dhe financiare për të krijuar një parti politike, dy elementë shumë të rëndësishëm në vitin 2023. Nëse Shehaj do të vendosë të gjitha burimet financiare që disponon në dispozicion atëherë, sipas Spahiut, do të ketë shumë sukses, ndërsa nëse nuk i vendos do të jetë shumë e vështirë.
-Zoti Spahiu, Parlamenti vijon që të jetë në tym dhe flakë, ndërkohë që grupi i Berishës dhe Bardhit paralajmërojnë se do të ketë edhe protesta. Keni një koment?
Berisha me grupin e tij ja kanë arritur qëllimit. Kjo përplasje e Berishës ka një rezultat dy me një. Lëvizjet radikale forcojnë pozitat brenda grupimit, por të largojnë mbështetjen popullore, që do të thotë, çdo kush e kupton që Berisha nëse do të kishte mbështetje në popull, nuk do t’i vinte zjarrin parlamentit, por bulevardit, nuk do t’i vinte zjarrin karriges së Lulzim Bashës, por do t’i vinte zjarrin zyrës së kryeministrit Edi Rama, nuk do i vinte zjarrin podiumit të Lindita Nikollës, por do digjte gjithë Parlamentin me turmat e popullit, do e bënte si në 97’-tën. Fakti që Berisha nuk e bën dot si në 97’-tën është sepse i kanë ngelur maksimumi 97 njerëz, pra nuk ka mbështetje popullore.
Ajo ku ai ka arritur qëllimet është në dy aspekte. E para ka arritur të trembë sistemin e drejtësisë dhe e dyta ka eklipsuar forcat e reja politike. Prokurorët dhe gjyqtarët duket që janë trembur nga presion i Berishës ashtu si kanë qenë të trembur gjithmonë dhe kjo është fitorja e parë e Berishës. Me aksionin e tij të zjarrit nuk bashkohet asnjë parti tjetër, por ai fut marioneta të tij për të shkatërruar çdo nismë tjetër opozitare. Me atë që ai ka synuar pjesërisht e ka arritur qëllimin.
-Berisha akuzon SPAK se thotë se është nën komandën e Ramës, ndërsa kryeministri thotë se SPAK është krijuar nga PS. Si ju duken këto deklarata?
Nëse SPAK do ishte krijuar nga PS, pse nuk doli ai të falënderonte këtë degë të PS, dhe të thotë faleminderit që lirove dhëndrin tim, ose që nuk po më arreston edhe pse unë nuk po paraqitem në SPAK. Rovena Hoda për një arkë peshku dhe për një celular u hetua në arrest me burg, kurse ai për 17 kulla hetohet i lirë, ku është barazia pra ligjit këtu. Rama është njeriu më i interesuar që Berisha të ngelet në politik dhe që ish-kryeministrit të mos hetohen. Po ashtu është i interesuar që ish kryeministrat dhe ish-presidentët të mos dënohen me burg sepse pastaj i bie që edhe në të ardhmen të ndjek të njëjtën rrugë si Meta dhe nga Berisha. Njeriu i fundit që ka interes që Berisha ka interes dhe të jetë në burg është Rama.
-Pak ditë më parë u mbajt Kuvendi i Rithemelimit, teksa ajo që tërhoqi vëmendjen ishte prezenca e vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita. Si e patë këtë?
Unë kam bërë një shkrim të gjatë dhe ngrita pyetjen se sa persona e njohin familjen ose fëmijët e Ramiz Alisë, si e kanë emrin dhe më ka rezultuar se 99 për qind si njohin as me emër dhe as me fytyrë, sepse ata familjen e konsideronin familje dhe partinë parti. Kurse sot të gjithë e njohin familjen e Berishës. Unë nuk kam të drejtë të paragjykoj kujt i shkon trashëgimia politike dhe këtë e kanë thënë amerikanët më mirë se çdo kush tjetër. Amerikanët dhe faktori ndërkombëtar janë shprehur qartë me bllokadën që i kanë bërë familjes së Berishës që të mos trashëgohet, partia politike, por çdo kush është i lirë që të konkurrojë edhe Argita mund të konkurrojë politikisht. Ai vërtet mund ti lërë partinë, por ajo parti do jetë shkrirë, partia që drejton ai as nuk është legalizuar. Edhe nëse e merr edhe nëse se merr është një gjë e parëndësishme fare për faktorin politik në Shqipëri se çfarë do të bëjë Berisha apo familja e Berishës. Ata as sallën nuk mbushin dhe marrin familjarët e tyre për të mbush sallën dhe kjo tregon dështim.
-Ndërkohë Gazment Bardhi dhe deputet të tjerë nuk shkuan në Kuvend, flasin për bashkim të opozitës, por nuk është se po shihen shenja të bashkimit të këtij grupimi?
Unë as nuk mendoj se ai grupim do të bashkohet. Unë nuk e shoh bashkimin e Bardhit me Berishën afatgjatë, nuk shoh jetëgjatësi të bashkëpunimit politik. Dalja në skenë e Argitës i preu shpresat Gazment Bardhit dhe disa të tjerëve që mendonin se në 2025 Berisha mund të jap dorëheqjen dhe këta mund të marrin drejtimin e Rithemelimit.
-Vazhdojnë përçarjet brenda deputetëve, Agron Shehaj tha se do krijoj një subjekt të ri politik, si e sheh?
Unë mendoj që krijimi i një force të re politike është më i mirë se konflikti për të përçarë një parti. Gjithmonë duhet vlerësuar një individ që merr kurajën për të ndërtuar një lëvizje të re politike. Kjo është një kurajë e jashtëzakonshme dhe në përgjithësi Shqipërisë i mungojnë lëvizjet e reja politike. Shqipëria nuk e ka atë luks që ka Kosova me 5-6 faktorë politikë, ashtu siç nxori Vetëvendosjen, larg dy forcave politike që ishte LDK-ja dhe PDK-ja dhe mendoj që Shqipëria gjithmonë duhet të tentojë për të krijuar forca politike.
Mendoj se Shehaj i ka kapacitetet politike dhe financiare që janë të domosdoshme për një parti politike. Ka shumë intelektual që si kanë mundësit për të krijuar parti politike. Nëse ai do verë në funksion të gjitha burimet financiare atëherë ai mund të ec, nëse jo do të jetë e vështirë. Ai duhet që të krijoj koalicion me partitë e tjera. Ai dhe partitë e tjera të vogla duhet që të dinë se nuk ka kundërshtar Ramën, por ka kundërshtar ata që kanë bllokuar të djathtën, ai që i garanton Ramës mandatin tjetër politik. /Sot
Lini një Përgjigje