TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2023, 16:14

Kërkesa e SPAK ndaj Berishës, Boçi: Duhen fakte të reja, nuk ka akuza konkrete ndaj tij

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa e SPAK ndaj Berishës, Boçi: Duhen fakte të reja,

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për të ndryshuar masën e sigurisë për Sali Berishën.

Boçi u shpreh se kur një masë sigurie ndryshon do të duhet që të ketë fakte të reja, që sipas tij për Berishën nuk rezulton kështu.

“Kur masa e sigurisë ndryshon, duhen fakte te reja. Berisha është nën hetim, nuk ka akuza konkrete dhe vendimi i gjykatës për Berishën duhet të zhbëhet, në mënyrë që më pas t’i kalojë çështja SPAK”, tha Boçi.

Ish-deputeti tha gjithashtu se në rastin e inceneratorëve SPAK reagoi për të shuar “zjarrin” e akuzave ndaj Ramës, ndërsa në rastin e Berishës është krijuar një “ngërç juridik”.

“Për inceneratorët, Rama firmosi, por nuk thirret nga SPAK si person me dijeni. Po vazhdojnë përpjekjet për të asgjësuar opozitën. Nxitimi i SPAK lidhet me aksionin e opozitës”, tha Boçi.

spak berisha fakte akuza

Lini një Përgjigje