TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2023, 15:32

Profil/ Anila Denaj, “nona” e korrupsionit ose ‘ujkonja’ në stan

Shkruar nga Pamfleti
Profil/ Anila Denaj, “nona” e korrupsionit ose
Anila Denaj /

SPAK e ka të skeduar për landfillet, pajisjet kirurgjikale, rimbursimin e ilaçeve, pronat e ushtrisë, pronat e konfiskuara të shtetit dhe evazionin fiskal në tatime, ndërsa Babloku e emëroi përsëri ministre...

Një nga “ministret e reja” që emëroi kryeministri Edi Rama, është edhe ministresha e vjetër Anila Denaj, që në vitet 2019-2021 kur ishte Ministre Financash, i shtoi buxhetit të shtetit 2.1 miliardë Euro borxhe me kredi e EUROBONDE kundrejt interesave 5-10%.

Lejoi 2.8 miliardë Euro evazion fiskal në tatime e dogana, nga të cilat afro 1 miliard Euro vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2021, në favor të oligarkëve, trafikantëve ndërtues dhe bizneseve të lidhur me kupolën qeveritare, politike, të drejtësisë e policisë.

Gjatë kohës në krye të financave, Anila Denaj legalizoi pastrimin parave të krimit me ndërtime e resorte; aktivitete bankare e fonde kredidhënëse si “IuteCredit”; implementoi në sistemin financiar bizneset mafioze offshore dhe i hapi rrugë nxjerrjes së miliardave pa kufizim vlerash jashtë Shqipërisë.

Për këto e të tjera krime financiare që bëri Anila Denaj; me ultimatum të FMN, Bankës Botërore dhe agjencive partnere të SHBA-BE, që luftojnë depërtimin e financave të botës së krimit ne ekonomitë vendeve të Rajonit, kryeministri Edi Rama u detyrua ta shkarkonte në shtator 2021.

Por në shtator 2023, ai e nxori përsëri në skenë shkatërruesen dhe kriminalizuesen e financave shqiptare, duke e emëruar Ministre Bujqësie, paçka se një nga krimet e rënda financiare të saj, ka qenë miratimi i vjedhjes së fondeve të shtetit e të BE, që Frida Krifca bëri në AZHBR.

Të vendosësh Anila Denajn në krye të bujqësisë, është njëlloj sikur të vendosësh ujkonjën roje stani; kur ajo duhej të ishte në burg si “nona” e korrupsinit, vjedhjeve e favorizimit të krimeve ekonomiko-financiare gjatë 3 viteve ministre e Financave.

Por batërdi ka bërë dhe në 9 poste të tjera shtetërore, dhënë nga Babloku gjatë 10 viteve të pushtetit “Rilindja”; konkretisht këto:

- Drejtoreshë e Përgjithshme në Ministrinë e Financave, për operacionet financiare, menaxhimin e pronave shtetërore e të konfiskuara, sistemin IT dhe emërim-shkarkimet në ministri, ku sipas raporteve të KLSH e Anti-krimit Ekonomik ka bërë masakër me pronat publike.

- Zv/kryetare e Bordit të Sigurimeve Shoqërore, ku gjatë kohës së saj, kanë rezultuar 5100 pensione me letra false.

- Kryetare e Bordit të Shoqërisë Shtetërore “INSIG”, që firmosi privatizimin për “5 para”.

- Zv/kryetare e Këshillit Administrativ dhe Drejtoreshë Ekzekutive e FSDKSH, ku sipas KLSH, janë bërë 44 milionë Euro pagesa me letra e fatura false, për koncesionet e Check-up, Pajisjeve Kirurgjikale, Laboratorëve e rimbursime ilaçesh.

- Anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komunikimeve Elektronike e Postare (A.K.E.P).

- Anëtare Bordi dhe lektore në Shkollën e Administratës Shtetërore.

- Eksperte në Departamentin e Administratës Publike (DAP), me detyrë organizim e vlerësim konkursesh dhe kualifikim fituesish për drejtues në administratën publike.

- Kryetare e Bordit Ekzekutiv të Shoqërisë Shtetëror të Prodhimit të Letrave me Vlerë, si bileta transporti, bono thesari, obligacione, fatura tatimore, fleta gjobe, çeqe bankare etj.

- Kryetare Bordi e Komitetit të Ndihmës Shtetërore për emergjencat, bizneset, fermerët, trajtimet financiare shëndetësore dhe familjet e dëmtuar nga tërmetet, zjarret e përmbytjet.

Pas marrjes së këtyre posteve pas vitin 2013, Anila Denaj ka vënë pasuri të shumta; por SPAK nuk po e prek, megjithëse e ka të skeduar për landfillet, pajisjet kirurgjikale, rimbursimin e ilaçeve, pronat e ushtrisë, pronat e konfiskuara të shtetit dhe evazionit fiskal në tatime, ndërsa Babloku e emëroi përsëri ministre./Pamfleti

anila denaj nona e korrupsionit ujkonja në stan

Lini një Përgjigje