TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2023, 15:38

Miratimi i ndryshimit të Rregullores, Berisha: Hapi i parafundit për asgjësimin e opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Miratimi i ndryshimit të Rregullores, Berisha: Hapi i parafundit për

Teksa mazhoranca miratoi e vetme ndryshimin e Rregullores së Parlamentit, ish-kryeministri Sali Berisha tha pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike se ky ishte hapi i parafundit për asgjësimin e opozitës.

“Ndryshimi i rregullores së Parlamentit, sipas të cilit një grup deputetësh i lejojnë vetes ndërprerjen e përkohshme të mandatit të deputetit, përjashtimin për dy muaj dhe defakto heqjen e mandatit. Kjo është faza para përfundimtare drejt asgjësimit të opozitës në Parlament dhe ju garantoj se kjo do të shoqërohet me të gjithë përpjekjet e opozitës për rivendosjen e pluralizmit në Parlament”, tha Berisha.

I pyetur nëse grupi parlamentar kishte diskutuar për kërkesën e SPAK për një tjetër masë sigurie për të, Berisha u shpreh se “janë të gjithë në unison se ky vendim bazohet në një vendim antikushtetues të mëparshëm të Skapit dhe gjykatëses së shkarkuar nga Sali Berisha në vitin 1996”.

Ai tha gjithashtu se nuk ishte njoftuar ende nga Kuvendit dhe se do të lexonte vendimin zyrtar.

“Jam i sigurt që Kryesia do të më dërgojë mua relacionin. Baza e këtij qëndrimi është propozimi im në vitin 2012”, tha Berisha.

berisha rregullore opozita

Lini një Përgjigje