TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2023, 15:54

"PD në situatën më të rëndë që prej themelimit", Aleksandër Biberaj: Po katandiset në prona private

Shkruar nga Pamfleti

"PD në situatën më të rëndë që prej

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj ka komentuar situatën aktuale të opozitës. Ai u shpreh se kjo është situata më rëndë që ka kaluar PD-ja që nga themelimi i saj.

"Fatkeqësisht është situata më e rëndë që ka kaluar Partia Demokratike që nga themelimi.

Pra ajo parti që ne themeluam më 12 dhjetor të vitit 1990 pasi filloi protesta studentore e 8 dhjetorit është katandisur sot në disa fraksione ku të gjithë mendojnë vetëm për karriget e tyre dhe askush nuk mendon për demokratët.

Aq më tepër që mungesa e opozitës unë them që tashmë ka kohë që i takon çështjeve të karakterit kombëtar, sepse është cënuar demokracia në Shqipëri.

Partia po katandiset në feude personale, në prona private personale", tha Biberaj për “Ora News”.

pd aleksander biberaj

Lini një Përgjigje