TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2023, 15:53

Bardhi paralajmëron votë pro arrestimit të Berishës: Do votojmë çdo kërkesë të SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi paralajmëron votë pro arrestimit të Berishës: Do

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, pas mbledhjes së deputetëve mbështetës të Foltores foli për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Lidhur me të, ai deklaroi se ishte i gatshëm të votonte çdo kërkesë të SPAK e cila ishte në përputhje me Kushtetutën. Gjithashtu ai theksoi se kjo ishte rruga që duhej ndjekur që në fillim nga SPAK për rastin e Berishës.  

“Ne jemi njohur përmes medias me kërkesën e SPAK. Kishim humbur besimin se e dinte adresën e Kuvendit, se e dinte detyrimin kushtetues që për t’i hequr lirinë një deputeti do të duhej të merrte autorizim. Shkresa që kemi lexuar nga media që e njeh kuvendin dhe do të duhet t’i drejtohet kësaj godine që kushtetuta i ka njohur pushtetit për të autorizuar çdo masë ndaj një deputeti. Sa i përket votimit, bie dakord të gjithë qëndrimi ynë dhe i Berishës voton pro çdo kërkese nga SPAK në përputhje me kushtetutën. E ftoj Ramën t’i përmbushë kërkesat e opozitës që të kemi mundësi për t’u rikthyer në një seancë normale dhe të marrin pjesë në plotësimin e kësaj kërkesë”, tha Bardhi.

Kujtojë se në shkresën e SPAK drejtuar Kuvendit, që mban firmën e drejtuesit Altin Dumani, kërkohet arrest me burg/ose arrest shtëpie për Berishën.

bardhi berisha spak

Lini një Përgjigje