TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2023, 15:41

“Mazhoranca po na provokon”, Bardhi për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Do i përgjigjemi me përshkallëzim!

Shkruar nga Pamfleti

“Mazhoranca po na provokon”, Bardhi për ndryshimet në

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se Këshilli i Rregullores së Mandateve ka miratuar në fshehtësi ndryshime në rregulloren e Kuvendit, për të çuar nga 10 ditë, në 2 muaj pezullimin e mandatit të deputetit.

Në një deklaratë para mediave, pas mbledhjes së grupit të deputetëve të PD-së, Bardhi tha se mazhoranca e ka marrë këtë vendim, e vetme dhe nuk i ka dërguar opozitës asnjë ftesë për diskutim.

Sipas tij kjo lëvizje e tyre nuk është asgjë tjetër veçse një tentativë për heshtur denoncimet për inceneratorin e Tiranës.

Pa njoftuar deputetët e opozitës për të marrë pjesë disa ndryshime që de facto pezullojnë mandatin e deputetëve të opozitës për 2 muaj, në vend që të reflektojnë dhe t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së ndërkombëtarëve për normalizim, po kryen çdo akt për ta thelluar situatën jo normale dhe bllokimin e punës në Kuvendin e Shqipërisë.

Jo vetëm për të qëndruar në aksionin që kemi nisur, por për t’iu përgjigjur përshkallëzimit të mazhorancën me përshkallëzim të aksionit tonë. E papranueshme që një shumicë të ndërmarrë masa që i heq mandatin përfaqësuesve të opozitës. Provokim i rëndë dhe tregon fytyrën e regjimit”, tha Bardhi.

bardhi spak

Lini një Përgjigje