TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2023, 16:25

“Këta janë specialista”, Artan Hoxha ironizon SPAK: Për të spostuar vëmendjen nga një skandal i madh, duhet krijuar një ngjarje tjetër e madhe

Shkruar nga Pamfleti

“Këta janë specialista”, Artan Hoxha ironizon SPAK:

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar lëvizjen sot të SPAK për të kërkuar heqjen e imunitetit ndaj Sali Berishës. Veprimi vjen vetëm pak ditë pas aksionit të SPAK në Bashkinë e Tiranës, ku u arrestua vetëm një drejtor i Veliajt.

Prokuroria u vu në qendër të kritikave se po vepron me dy standarde. Shumë personazhe shpreheshin se përgjegjësi kryesor është Veliaj, por SPAK nuk e përmend në asnjë cep.

Dhe lëvizja sot për Berishën duket se ishte një manovër për të spostuar vëmendjen. Të paktën këtë ide ka dhe gazetari Hoxha.

Për të spostuar vëmendjen nga një skandal i madh,  duhet krijuar një ngjarje tjetër e madhe, në mënyrë që publiku të mos fokusohet aty ku i intereson, por të shpërqendrohet aty ku duan të tjerët… Ka pas thënë Pjetri i shkretë: ‘Këta janë specialista’”, shkruan gazetari.

Lini një Përgjigje