TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2026, 20:55

Ben Blushi: Votuesit i dhanë një leksion demokracie dje Albin Kurtit

Shkruar nga Pamfleti
Ben Blushi: Votuesit i dhanë një leksion demokracie dje Albin Kurtit
Ben Blushi

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, ish-deputeti dhe gazetari Ben Blushi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, duke theksuar se mesazhi i qytetarëve ishte i qartë: partitë duhet të bashkëpunojnë dhe të krijojnë koalicione për të qeverisur vendin.

Ish-deputeti dhe gazetari Ben Blushi ka reaguar përmes një videoje në Facebook lidhur me situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve, ku Lëvizja Vetëvendosje doli forca e parë politike, por pa arritur të sigurojë numrat e nevojshëm për të formuar e vetme qeverinë.

Në mesazhin e tij, Blushi tha se rezultati zgjedhor përbën një leksion demokracie për kryeministrin Albin Kurti, duke nënvizuar se qeverisja në demokraci kërkon kompromis dhe aftësi për të ndërtuar koalicione.

“Kam një përshëndetje për votuesit e Kosovës, të cilët dje i dhanë një leksion demokracie Albin Kurtit. Demokracia është arti i të pamundurës, pra arti i marrëveshjeve të pamundura. Është në fakt arti i koalicioneve. Në qoftë se Albin Kurti do të dinte të bënte koalicion, nuk do të kishte pasur tre palë zgjedhje të parakohshme, të panevojshme. Mundtë ishin shmangur për të mos e futur Kosovën në një tunel depresioni”, u shpreh Blushi.

Ai kritikoi përsëritjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, duke e cilësuar këtë situatë si rraskapitëse për qytetarët dhe të pazakontë për standardet evropiane.

“Çfarë po bëjnë partitë politike në Kosovë? Çdo gjashtë muaj i ftojnë votuesit e tyre për të votuar. Kjo është rraskapitëse. Kjo nuk ndodh në asnjë vend normal të Evropës. Pse? Sepse evropianët, francezët, italianët, shqiptarët e Shqipërisë kur nuk kanë numra, qeverisin me koalicion. Pse Kosova nuk e bën këtë? Për shkak të kapriçios së një njeriu”, deklaroi ai.

Blushi apeloi që forcat politike në Kosovë të arrijnë një marrëveshje për formimin e institucioneve dhe të shmangin një tjetër proces zgjedhor.

“Shpresoj shumë që Albin Kurti nuk do t’i ftojë votuesit për një herë të katërt. Do të ishte fatale në qoftë se partitë e Kosovës shkojnë për herë të katërt në zgjedhje, sepse nuk gjejnë dot koalicion dhe nuk gjejnë dot marrëveshje për të qeverisur bashkë. Kjo është ajo që i tha populli i Kosovës dje”, tha Blushi.

Sipas tij, mesazhi i votuesve është që partitë politike të bashkëpunojnë për qeverisjen e vendit dhe për zgjedhjen e institucioneve të reja, në mënyrë që Kosova të shmangë një tjetër krizë politike.

ish-deputeti dhe gazetari ben blushi kosove zgjedhje leksion albin kurti

1 Komente

  1. A
    Anna Anna

    O Ben Karabushi!Merri me hallet e Shqipërisë dhe lufto kundër Gangsterizmit qeveritar shqiptar që drejtohet nga Kryemafiozi Edi Rama dhe Albin Kurtin me Kosovën lëri në hallet e tyre....Shiko gjendjen ekonomike alarmante të popullit shqiptar ????????.Nuk jemi kundër investimeve të huaja por kur të mbarojë ky resort luksoz në Zvërnec që kap edhe 9-11 km vijë bregdetare...cili shqiptar mund t'i afrohet këtij resorti?!...Populli jo e jo...por edhe për Ty,do të ketë një faturë shumë të hidhur...për përballimin e saj...Më me taktikë Z.Blushi!

    Lini një Përgjigje