
Duket se protesta qytetare po vazhdon të zërë vend në axhendën e kryeministrit Edi Rama. Pas deklaratave të një dite më parë në Elbasan, kreu i qeverisë ka vijuar edhe nga Shkodra t'u përgjigjet akuzave dhe kritikave që vijnë nga protestuesit, ndërsa ka sulmuar sërish personazhet publike që janë rreshtuar në mbështetje të lëvizjes.
Në aktivitetin e organizuar me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, Rama reagoi ndaj akuzave që janë artikuluar gjatë protestave, ku qeveria është cilësuar nga pjesëmarrës të ndryshëm si e shkëputur nga interesat e qytetarëve.
“Ne jemi vërtetë një forcë që nuk kemi asnjë arsye që të pretendojmë se kemi bërë çdo gjë mirë, por askush nuk mund të dalë dhe të thotë që ne jemi tradhtarë, që ne jemi shkatërrimtarë, sepse ne jemi patriotë dhe jemi shpëtimtarë”, deklaroi Rama.
Kryeministri solli si argument rindërtimin pas tërmetit dhe transformimet e viteve të fundit në vend, duke këmbëngulur se qeveria e tij nuk mund të cilësohet si përgjegjëse për shkatërrimin e Shqipërisë.
Por një pjesë e mirë e fjalës së tij iu kushtua sërish figurave publike, influencerëve dhe blogerëve që kanë mbështetur protestën në rrjetet sociale.
“Natyrisht në qoftë se ti i ke të gjitha mundësitë të shkosh çdo fundjavë sa në Paris e sa në Dubai, ty për hajër të dalë. Po ti nuk ke pse i thua shqiptarëve që atje e dua komplet të virgjër bregun e detit. Atje nuk dua të shoh asnjë ndërtim. Atje dua rërën, dua flamingot, dua dhe pemët se atje do dal me bikini”, tha Rama.
Deklaratat vijnë në një moment kur protesta jo vetëm që nuk po zbehet, por po fiton pjesëmarrje nga dita në ditë. Ndërsa mijëra qytetarë vijojnë të mblidhen në Tiranë dhe kërkesat politike po bëhen gjithnjë e më të forta, kryeministri duket se ka zgjedhur të hyjë personalisht në debat, duke iu përgjigjur pothuajse çdo dite akuzave që vijnë nga protestuesit dhe mbështetësit e tyre.
Unë do të ngre padi penale kundër Teje Edi Rama!2????Për Tradhti Kombëtare ???? Ti i ke falur për miqësi Melonit Shëngjinin dhe Gjadrin (e ke thënë vet).????2.???? Shqipëria s'ka më port detar të Durrësit!????Ti faqezi ua ke dhënë arabëve.. ????3???? Ishullin e Sazanit i'a ke shitur vajzës së Presidentit Trump...Ajo nxori dokumentin e blerjes së Ishullit në televizionet amerikane.???? Po kështu po bën me Zvërnecin,Syrin e Kaltër,Rrethin,Rrjollin etj.Çfarë duhet të bësh më shumë që të quhesh:Tradhtar i Shqipërisë ?????????!...I pafytyrë ????