
SPAK përmes një relacioni prej gjashtë faqesh i ka kërkuar Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Sipas SPAK, ai ka shkelur detyrimet ligjore dhe për këtë arsye kërkohet që të vendoset një masë arresti më e rëndë ndaj tij.
Anëtari i Kryesisë së PD Edvin Kulluri ka komentuar nëse PD do të votojë heqjen e imunitetit për Berishën dhe tha se fillimisht duhet të njihen me dosjen dhe më pas të vendosin. Nga ana tjetër ai nënvizoi se PD mbështet punën e SPAK kundër korrupsionit.
“Ne e mbështesim prokurorinë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar sepse jemi të qartë dhe mendojmë se do ketë një ritëm krejt tjetër nga ai i viteve me parë për këto plagë. Duhet të njihen me çfarë përmban dosja dhe të votojnë”, tha ai në “Report TV”.
Lini një Përgjigje