
Anëtari i Kryesisë së PD-së Edvin Kulluri ka deklaruar se Foltorja ka hyrë në trajektoren e saj rënëse, pasi në të gjitha angazhimet që organizuan ata dështuan dhe Berisha mblodhi vetëm 200 njerëz.
Sipas tij Berisha tradhtoi PD, kur u rikthye në krye, pasi nuk mbajti përgjegjësi për rezultatet në zgjedhje. Më tej Kulluri shtoi se u votëbesua një njeri që humbi dhe deputetët i bashkohen për arsye personale.
“Foltorja ka hyrë në trajektoren e vetë të rënies që pas dështimit me të gjitha angazhimet që morën. Berisha tradhtoi atë që nisi të bënte, kur shpalli rikthimin e tij në krye të PD. Ishte një lëvizje e gënjeshtërt. Berisha nuk mbajti përgjegjësi për rezultatet në zgjedhje. U votëbesua një njeri që humbi 51 me 7. Mblodhi 200 vetë... Nëse unë dhe kolegët e mi kemi kërkuar mbajtje përgjegjësie, debat, s’ka asnjë debat. Pjesa tjetër është për të ardhur keq kur pashë disa personazhe që kanë bërë histori në PD dhe shkojnë aty i bashkohen një sekti personal.
Disa qanin kur Berisha dha dorëheqjen. Berisha siç ka merita në këtë vend ka pasur ndikim negativ në shumë aspekte. Më kryesori pas 92 partia s’ka qenë një parti e hapur për debat, por nën ndikimin e madh të kryetarit. Kulturë nga e cila nuk shpëtuam dot. Kjo është sfida. A do kthehemi në një parti që prodhon besim. Vendimi i 18 dhjetorit që është marrë me rezolutë nga zoti Bardhi, është vendim i qartë që ne me Berishën ndahemi për shkak të shpalljes non grata. Është i ri, shpresoj të mos e ketë zënë demenca...
Ne jemi të hapur të negociojmë me çdo njeri që mendon se PD duhet të ketë një rrugë politike. Çështjet personale janë çështje personale. Nëse ne themi që Ahmetaj të hetohet, ne s’mund të themi që kafshët tona si te ferma e kafshëve janë ndryshe. Ose të hetohen të gjithë... O do pranojmë regjim kushtetues për të gjithë”, tha ai në “Report TV”.
Lini një Përgjigje