TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2023, 21:02

Inceneratorët, Gështenja: Janë 15 deputetë të përfshirë, vendimin për koncesionin e Tiranës e mori Veliaj

Shkruar nga Pamfleti

Inceneratorët, Gështenja: Janë 15 deputetë të

Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja ka deklaruar se janë 15 deputetë të PS-së të përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe se do të duhet që ata të heqin dorë nga imuniteti i tyre dhe të dalin para ligjit.

Po ashtu Gështenja përsëriti edhe një herë se inceneratori i Elbasanit, i Tiranës dhe i Fierit duhet të hetohen si një çështje e plotë dhe jo e ndarë, pasi edhe pse në kohë të ndryshme aty përfiton i njëjti grup personash.

Është afera më e madhe në 113 vjet shtet në historinë tonë si komb. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që 400 e ca milionë euro të gllabërohen në këtë formë. Do doja që nga organet ligjzbatuese, nga SPAK-u por dhe nga organe të tjera që kjo çështje të trajtohej si një e tërë. Nuk mund të ndahen veçmas inceneratori i Fierit, Elbasanit dhe Tiranës. Edhe pse janë të realizuara në kohë të ndryshme, kemi të bëjmë me të njëjtin grup njerëzish përfitues që kanë pasur askses në dhëniet e këtyre koncesioneve. Përfitues janë 2-3 persona që i takojnë pjesës së koncesionarëve dhe personat e përfshirë në këtë aferë janë i gjithë zinxhiri që kam thënë, pushtet vendor-pushtet qendror.

Janë 15 deputetë të PS-së të përfshirë në aferën e inceneratorëve. Janë deputetë sot, dikush ka qenë kryetar i Këshillit Bashkiak, dikush ka qenë ish-kryetar bashkie, dikush ish-ministër, kanë qenë në pozicione të ndryshme. Duhet të heqin dorë nga imuniteti dhe të dalin para drejtësisë. Nuk mund të përjashtohen drejtuesit e pushtetit vendor të cilët janë iniciatorët qoftë në Elbasan, Fier dhe Tiranë për nisjen e procedurave. Procedura në shkelje me ligjin”, tha ai në studion e lajmeve në “MCN”. 

Më tej, Gështenja tha se vendimi për koncesionin e Tiranës është marrë vetëm nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj dhe jo nga Këshilli Bashkiak si dhe shtoi se bashkitë pjesëmarrëse të qarkut që duhet të jepnin pëlqimin e tyre nuk janë pyetur.

Vendimi është marrë jo nga Këshilli Bashkiak por nga kryetari i Bashkisë. Për qarkun e Tiranës, të gjithë bashkitë pjesëmarrëse duhet të jepnin OK. Kur është lidhur kontrata bashkitë nuk kanë dhënë pëlqimin për këtë kontratë. Qoftë Rrogozhina, Kavaja, Vora apo Kamza që e ka një landfill”, tha ai.

Lini një Përgjigje