TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2023, 20:47

“Mungesa e Berishës do krijojë ekuilibër të ri në PD”, Zheji: Rama do detyrohet të mos bëjë sikur opozita nuk ekziston

Shkruar nga Pamfleti

“Mungesa e Berishës do krijojë ekuilibër të ri në

Analisti Artur Zheji tha se mungesa e ish-kryeministrit Sali Berishës do të krijojë nevojën e një ekuilibri të ri në opozitë, ndërsa Edi Rama do detyrohet të mos bëjë sikur opozita nuk ekziston.

Sipas Zhejit, kjo lojë përfundon me këtë gjë.

“Mendoj që mungesa e Berishës do të krijojë një gjë shumë të mirë, do krijojë nevojën e një ekulilibri të ri politikë në krahun e opozitës. Nga ana tjetër Rama do të detyrohet të mos bëjë sikur opozita nuk ekziston. Unë mendoj që kjo lojë përfundon me këtë gjë”, tha Zheji për "Abc news".

Ai tha gjithashtu se ka kohë që Berisha nuk është më lider politikë. Sipas tij, për ish-kryeministrin do të ishte një privatizim shumë i madh lirie nëse do i hiqnin të drejtën e komunikimit në rrjetin social Facebook.

artur zheji berisha rama

Lini një Përgjigje