TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2023, 20:59

“Tentativë për të fshehur aferën e inceneratorëve”, Noka akuza SPAK-ut: Po bën drejtësi me regji politike

Shkruar nga Pamfleti

“Tentativë për të fshehur aferën e

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, e ka quajtur sulm kundër opozitë kërkesën e SPAK-ut për të ndryshuar masën e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një intervistë për emisionin “Debat”, në A2 CNN, Noka tha se SPAK po bën drejtësi me regji dhe se qëllimi kryesor i tij është bllokimi i aksionit opozitar.

Është një sulm kundër opozitës, tentativë për të bllokuar aksionin opozitar. Ka një sinkron mes qeverisë dhe SPAK-ut. Qeveria merr masa për të ashpërsuar masat disiplinore ndaj deputetëve, për t’i hequr mandatin për 2 muaj; ndërsa SPAK sulmon kreun e opozitës, që të bllokojë aksionin opozitar dhe paralizimin e opozitës. SPAK dhe Rama janë në sinkron të plotë në luftën ndaj opozitës. Është e dhimbshme që sot SPAK-u është fytyra e drejtësisë së re politike”, tha Noka.

Më tej ai shtoi se sulmi ndaj Berishës nuk ishte i rastësishëm, pasi sipas tij, kërkesa e SPAK erdhi pasi opozita nisi të flasë për inceneratorët.

“Nuk është rastësi që Sali Berishës i vjen kjo goditje kur ka nisur të flasë për inceneratorët. Nuk është rastësi që vjen ky sulm pas bashkimit të grupeve parlamentare”, shtoi Noka.

noka spak

Lini një Përgjigje