
Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, teksa ka komentuar rastin e inceneratorëve u shpreh se Taulant Tusha ka komunikime me Klodian Zoton, të cilat nuk gjenden në dosje. Sipas tij, të dhënat janë zhdukur duke lehtësuar pozita e drejtorit të Veliajt.
"Taulant Tusha në gjykimin tim sot ndodhet në pozita shumë herë më lehtësuese, sepse ka sërish komunikime të zotit Tusha me Klodian Zoton që janë pjesë e dosjes së korrikut të vitit 2023.
Altin Dumani çuditërisht e bëka punën dhe i gjen komunikimet.
Ndërkohë që ngrihet akuza mbi zotin Tusha nga një prokuror tjetër, nuk gjenden këto material në dosje.
Të gjitha këto fakte që ne i disponojmë pasi kemi bërë një shqyrtim të thelluar të vendimit të GJKKO, kemi parë që shumë materiale fakte e prova janë hequr nga dosja e javës së shkuar”, tha ndër të tjera Këlliçi.
Lini një Përgjigje