TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2023, 08:00

A do e marrë Argita drejtimin e PD? Flet krahu i djathtë i Sali Berishës

Shkruar nga Pamfleti
A do e marrë  Argita drejtimin e PD? Flet krahu i djathtë i Sali
Sali Berisha dhe Argita

Sekretari për çështjet ligjore pranë Rithemelimit, Ivi Kaso tha në emisionin Now në Euronews Albania se fjalimi i Argita Berishës në kongresin e Rithemelimit ishte në emër të studentëve të Dhjetorit dhe tërësisht legjitim.

Sipas tij, lajmi se e bija e Berishës synon të marrë drejtimin e PD është më tepër një tentativë mediatike për të shfokusuar vëmendjen nga aksioni opozitar që ka nisur në Parlament.

“Janë pasojat e atij aksionit opozitar brenda parlamentit që kanë diktuar verime edhe si ky i sotmi, si kufizimi total i lirisë, nevoja për t’i mbyllur gojën. Çfarë e pengonte (Argita Berishën) të ishte në 2013, 2017 apo 2021 nëse do kishte ambicie për të qenë në krye të PD, ky është perceptimi im si njohës i politikës dhe i PD. Nëse do e kishte këtë ambicie do ishte shumë më e favorizuar të merrte drejtimin e PD”, tha Kaso.

Ndërkohë ditën e djeshme, pas disa përpjekjeve të dështuara për ta marrë në pyetje si të pandehur për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, SPAK ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Sali Berishën nga “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të lëvizjes jashtë shtetit”, në “arrest në burg” ose “arrest shtëpie”.

Por për ta bërë këtë, Prokurorisë së Posaçme i duhet autorizimi i Kuvendit. Ndaj këtë paradite në zyrën e kryeparlamentares Lindita Nikolla ka mbërritur kjo kërkesë e firmosur nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ku kërkohet nga parlamenti t’i heqë imunitetin deputetit Sali Berisha.

 

Lini një Përgjigje