Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Çlirim Gjata ka folur në lidhje me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe vendosjen e tij në “arrest shtëpie”.
Ai e ka cilësuar si sulm politik, teksa tha se e gjitha po bëhet për të hequr Berishën nga Parlamenti.
Ai bëri dhe një deklaratë të fortë, teksa tha se janë paguar shuma të mëdha për këtë, pasi është i vetmi që po bën opozitë dhe sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk e duron dot këtë.
“SPAK është urdhëruar për këtë nga Rama për shkak të ngjarjeve që po ndodhin në Parlament. Ka dy vjet që po përpiqen ta largojnë Berishën nga Kuvendi. Janë ngjarjet, që nga shtatori i 2021 dhe sot, çfarë nuk po bëhet. Madje janë paguar shuma të mëdha për ta larguar Berishën. Duan ta largojnë nga Parlamenti. Kanë dalë me zëra, unë e kam dëgjuar në media. Sepse është i vetmi që i bën sot opozitë Ramës, është i vetmi që Rama sot nuk e duron dot. Berisha del 3 herë në ditë në media, më thuaj një emër tjetër. Sot koha kërkon opozitë të fortë dhe Berisha po e bën këtë. Rama nuk e duron dot këtë, e ka në natyrë ai, nuk e duron dot kundërishtimin. Nuk e përballon dot ai këtë, e ka tmerr kundërshtimin. Prandaj merren të tilla masa.”– tha ai.
Lini një Përgjigje