TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2026, 18:17

Protestat, Alesia Balliu bën deklaratën e fortë: Ndryshimi është i pashmangshëm!

Shkruar nga Pamfleti
Protestat, Alesia Balliu bën deklaratën e fortë: Ndryshimi
Alesia Balliu

Balliu ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me protestat që po zhvillohen në vend, duke theksuar se ndryshimi është i pashmangshëm kur qytetarët, veçanërisht të rinjtë, angazhohen dhe ngrejnë zërin për të drejtat e tyre.

Avokatja Alesia Balliu ka folur lidhur me protestat masive që po zhvillohen pre ditësh, të cilat i cilëson një shprehje të pakënaqësive të grumbulluara prej vitesh në sektorë të ndryshëm të jetës publike.

Balliu tha se qytetarët po reagojnë ndaj problemeve që lidhen me shëndetësinë, arsimin dhe sistemin e drejtësisë, ndërsa kërkojnë një model të ri qeverisjeje.

Sipas saj, protestat përfaqësojnë një kundërshtim ndaj asaj që ajo e cilësoi si arrogancë të qeverisë dhe ndikim të interesave politike në vendimmarrje.

“Është një protestë kundër arrogancës së qeverisë dhe një reagim ndaj problemeve të përditshme të qytetarëve. Në shëndetësi, arsim dhe në ligj ka shumë pakënaqësi. Qytetarët kërkojnë një Shqipëri të re, të çliruar nga ndikimet politike dhe nga individë të përfshirë në afera korruptive. Pjesëmarrja e rinisë është elementi më i rëndësishëm, sepse rinia po kërkon ndryshim”, u shpreh Balliu.

Ajo vlerësoi veçanërisht pjesëmarrjen e të rinjve në protestë, duke e konsideruar atë një tregues të rëndësishëm për zhvillimet e ardhshme politike dhe shoqërore në vend.

“Rinia është motori i këtyre protestave. Kur të rinjtë angazhohen, ndryshimi është i pashmangshëm. Reagimet e ashpra në rrjete sociale tregojnë një shqetësim në rritje nga ana e pushtetit, sepse qytetarët po shprehin hapur pakënaqësitë e tyre dhe nuk po heshtin më”, shtoi ajo në Ora Neës.

Sipas Balliut, vazhdimësia dhe pjesëmarrja në protestat e fundit tregojnë se pakënaqësitë qytetare mbeten të pranishme dhe se kërkesa për ndryshim po gjen gjithnjë e më shumë mbështetje, veçanërisht tek brezi i ri.

alesia balliu protestat

Lini një Përgjigje