TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2026, 18:29

Protestat, Murrizi: Rama ka dalë lakuriq para Perëndimit, SPAK ta marrë nën hetim

Shkruar nga Pamfleti
Protestat, Murrizi: Rama ka dalë lakuriq para Perëndimit, SPAK ta
Myslim Murrizi

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke deklaruar se ato kanë shënuar një zgjim të reagimit qytetar dhe se pjesëmarrja në to nuk është rezultat i organizimit politik nga rrethet.

Murrizi tha se ka qenë i pranishëm në protestë dhe se, sipas tij, pjesëmarrja ka ardhur kryesisht nga qytetarët e Tiranës.

Protesta ka zgjuar nervin qytetar. Kam qenë i pranishëm. Ka dalë Tirana në shesh, jo rrethe të thirrura nga PD. Rama është lakuriq para çdo kancelarie të Perëndimit që nuk është më ky i shumëvotuari, ky i 84 mandateve. E ka treguar hapur që i ka blerë mandatet, i ka çuar qytetarët në atë fazë që të jenë fukarenj për t’i dhunuar dhe t’i blejë lirë”, u shpreh ai në "MCN".

Më tej, ish-deputeti akuzoi kryeministrin Edi Rama për përdorimin e administratës dhe patronazhistëve për qëllime politike.

Rama ka punësuar patronazhistë, i paguan me taksat e qytetarëve. Me lekë që i vjedh shqiptarëve”, deklaroi Murrizi.

Ai ngriti gjithashtu akuza edhe për projektet e investimeve strategjike në vend, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë para të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Në këndvështrimin tim paratë janë të hajdutëve të qeverisë shqiptare. Edhe Alabar-i, edhe Zvërneci, edhe çdo investim strategjik. Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria. Hajdutët e qeverisë shqiptare i çojnë paratë me thasë me çarter dhe i thonë miliarderit do të vish të investosh ti”, tha ai.

Në fund të deklaratës së tij, Murrizi kërkoi që SPAK të hetojë kryeministrin.

SPAK duhet ta thërrasë Ramën nën hetim. SPAK nuk guxon t’ia regjistrojë emrin si person në hetim”, u shpreh ish-deputeti.

Deklaratat e Murrizit përbëjnë qëndrime dhe akuza politike të tij. Deri më tani nuk ka një reagim nga Kryeministria apo institucionet e përmendura lidhur me këto pretendime.

myslim murrizi rama

Lini një Përgjigje