TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Dhjetor 2023, 13:22

SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Këshilli i Imunitetit s’rrezikon kuorumin; mjaftojnë vetëm 5 deputetë të PS

Shkruar nga Pamfleti
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Këshilli i Imunitetit
Sali Berisha

Më 18 dhjetor Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin, do të mblidhet për kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

“Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes, të përfaqësohet me mbrojtës ligjor, të drejtojë pyetje dhe të kërkojë sqarime në lidhje me kërkesën me qëllim të ushtrimit të së drejtës së mbrojtjes”, citohet në Rregulloren e Kuvendit, por që me shumë gjasë siç dhe ka paralajmëruar se opozita është ende në aksionin e saj, Sali Berisha nuk do të jetë i pranishëm.

Ky këshill përbëhet nga 10 deputetë, me përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare dhe drejtohet nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, që bashkë me deputetët Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Arbën Pëllumbi dhe Bledi Çuçi përbëjnë pesëshen e grupit parlamentar të PS-së.

Opozita do të përfaqësohet Nga Gazmend Bardhi, Greta Bardeli, Samiri Korreshi, Ervin Salianji, të katërt mbështetës të Berishës, dhe Enkeleid Alibeaj i pesti nga PD zyrtare e Bashës, shkruan Report Tv.

Që mbledhja të jetë e vlefshme të pranishëm duhet të jenë jo më pak se 5 anëtarë. Kjo do të thotë se mazhorancës i mjaftojnë 5 anëtarët e saj për të plotësuar kuorumin.

Nëse do të merret vendim politik nga grupi i Bardhit e Berishës për të mos shkuar në këtë mbledhje në kuadër të aksionit opozitar të kaosit dhe bllokimit të veprimtarisë parlamentare, mbledhja e Këshillit për mandatet dhe imunitetin nuk do të rrezikohej.

Këshilli për Imunitetin funksionon edhe me zëvendësues dhe nga opozita janë emrat e Dhurata Çupit dhe Dashnor Sulës, të cilët mund të vendosin të shkojnë kur kolegët anëtarë të përhershëm mungojnë.

Ky këshill nuk voton, por brenda 2 javëve përgatit një raport, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi për Sali Berishën -siç kërkon SPAK - dhe më tej i përcillet Kuvendit për votim të hapur në seancë plenare ku nëse zgjedh, mund të mbajë fjalë vetëm deputeti ndaj të cilit është paraqitur kërkesa.

“Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës së SPAK”, atëherë sipas  rregullores – “kërkesa konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi”.

berisha sapk

Lini një Përgjigje