
Këshilli i Mandateve do të mblidhet të hënën, për të diskutuar kërkesën e PD nëse do të autorizojë SPAK për të arrestuar Sali Berishën i cili refuzoi tre herë të zbatojë vendimin e GJKKO-së për tu paraqitur para oficeres gjyqësore.
Më pas raporti që hartohen nga ky këshill kalohen në Kuvend për tu votuar. Por a do ta votojnë deputetët e PD-së zyrtarë të drejtuar nga Lulzim Basha?
Nënkryetarja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri e ftuar sot pasdite në studion e Report Tv e bëri të qartë se nuk është çështje individi por parimore. “Ne kemi deklaruar se mbështesim çdo nismë të SPAK. Kemi besim që SPAK po e çon Shqipërinë drejt një shteti ku drejtësia është e paanshme. Jemi në mbështjetje të SPAK. I qëndrojmë parimeve deri në fund”, tha Pampuri.
A ka gëzim në PD-në për këtë zhvillim të SPAK?
“Si mundet të gëzosh. Nuk është lajm i mirë. Nuk ka kush gëzon në një parti kur ne mburremi ku drejtësia nuk ka ku të kapet me ne. Nuk ka si të jetë lajm i mirë kur SPAK kthehet tek ne dhe ka goditje kaq të rëndë. Por ne do të mbështesim SPAK deri në fund këdo që të godasë”, nënvizon Pampuri.
Ajo thotë se tashmë PD-së po i afrohen dhe ata që deri dje mbështesnin Rithemelimin dhe Sali Berishën. Provë ishte dhe festa e PD-së në Pallatin e Kongreseve më 11 dhjetor 2023 ku krah Bashës ishte dhe personalitete të njohura të së djathtës si Preç Zogaj dhe Bamir Topi.
‘Takimeve tona i janë bashkuar shumë. Në festën e PD pjesë ishin shumë nga ata që më përpara kanë shkuar tek Rithemnelimi. Kthesa e madhe ishte kjo. Anëtarët e Rithemelimit po kthehen në PD’, shton Pampuri.
Lini një Përgjigje