
Krisja mes Gazmet Bardhit dhe Lulzim Bashës duket se nuk ka më “shërim”. Nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri, ka goditur sot kolegun e saj, i cili kaloi te kampi i Berishës.
Pampuri tha se “mund të bëhesh zot i shokëve, por jo i partisë", duke treguar se ambicia e Bardhit është të marrë frenat e PD.
"Nuk dua të përmend emra të veçantë. Mund të bëhesh zot i shokëve i miqve, por jo i partisë. Jemi në një parti që do ca kohë të bëhesh zot. Grupimi i këtij apo atij nuk dua ta personalizoj. Deklaratat përjashtuese nuk mund të jenë pjesë e një vendi demokratik. Takimeve tona i janë bashkuar shumë. Në festën e PD pjesë ishin shumë nga ata që më përpara kanë shkuar tek Rithemelimi. Kthesë e madhe ishte kjo", tha Pampuri në “Report Tv".
Lini një Përgjigje