
Kryeministri Edi Rama është takuar me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Sipas Varhelyin janë diskutuar hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj në BE.
“Në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor u diskutuan hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj në BE me Kryeministrin Edi Rama. Ndërsa përfunduam shqyrtimin e screening, ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare këtë vit”, shkruan Varhelyin në platformën X.
Vlen të theksohet se, Rama ndodhet sot në Bruksel, ku po merr pjesë në Samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet një vit pas Samitit të mbajtur më 6 dhjetor në Tiranë, me pjesëmarrjen e liderëve të BE dhe të Ballkanit Perëndimor.
Lini një Përgjigje