
Pas përfundimit të takimit me qytetarët demokrat në Shkodër, ish-kryeministri Sali Berisha tha se mosbindja civile do të thotë një revoltë e qytetarëve shqiptarë për të flakur nga pushteti regjimin e kryeministrin Rama.
Sipas tij, kryeministri është tmerruar nga vendimi i fundit për kërkesën “arrest shtëpie” që SPAK i ka dërguar Parlamentit, i cili po firmos fundin e tij.
“Me mosbindje civile kuptoj revoltën e qytetarëve për të flakur një regjim diktatorial të bazuara në sundimin e bandave, krimit dhe drogës. Këtë nënkuptoj dhe këtë do pësojë Rama”, tha Berisha.
I pyeti nëse është i gatshëm për t’u përballur me akuzat e SPAK, Berisha tha se nuk ka pasur kurrë rezerva për t’u përballur me çdo akuzë dhe shton se ka mbrojtur Kushtëtutën.
“Nuk kam pasur kurrë rezerva të përballem me çdo lloj akuze. Kam mbrojtur Kushtetutën e vendin tim dhe interesat e qytetarëve të mi. Ai që shkel Kushtetutën bëhet pjesë e një puçi për llogari të dikujt tjetër. Mjaftohej të kërkonin autorizimin”, u shpreh ish-kryeministri.
I pyetur nëse po mbahen peng demokratët, ai tha se Rama është i tmerruar dhe po firmoset fundi i tij.
“Demokratët po luftojnë sot si luanë. Shihni si është bërë Rama. Është më i tmerruar se kurrë. Një njeri që kalon nga një maskë diktatoriale në një tjetër firmos fundin e tij”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje