TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Dhjetor 2023, 19:33

Baçi kundër heqjes së imunitetit të Berishës: SPAK nuk respektoi procedurën

Shkruar nga Pamfleti

Baçi kundër heqjes së imunitetit të Berishës: SPAK

SPAK ka kërkuar autorizim nga Kuvendi për të arrestuar Sali Berishën. Dhe, vota e Luan Baçit, një prej mbështetësve të tij më besnikë, do të jetë kundër.

I ftuar në “Ditari” në A2 CNN, deputeti demokrat tregoi se vota e tij kundër vjen si shkak i mosrespektimit të procedurës nga Struktura e Posaçme.

Nëse kërkesa e SPAK do të kishte ardhur në fillim. Jo vetëm unë, por të gjithë deputetët do ta kishim votuar, pavarësisht rezervave”, shtoi ai.

Ndërsa, duke u ndalur te seanca e nesërme plenare, Luan Baçi konfirmoi se skenari i ndjekur nga deputetët e Rithemelimit do të jetë i njëjti.

Do të bëj tentativë të vete në parlament sepse e gjykoj të padrejtë përjashtimin”, tha Baçi.

Por si do të ndikojë mungesa e mundshme e Sali Berishës në hapat që pritet të marrë në vijim opozita deri në plotësimin e kushteve të saj? Baçi thotë se ndikimi nuk mund të jetë veçse pozitiv.

baçi spak berisha

Lini një Përgjigje