
Chris LaCivita, i cili do të drejtojë fushatën e PD-së në zgjedhjet e 11 majit, ka reaguar lidhur me një foto të publikuar nga Alex Soros me Kryeministrin Edi Rama.
“Kukulla dhe mjeshtër kukullash” është komenti që LaCivita i ka bërë fotos së Ramës me Alex Soros. Në rastin konkret Rama është kukulla, ndërsa Alex Soros padroni apo mjeshtri i kukullave.
Puppet and Puppet master pic.twitter.com/TL3JDbY27v
— Chris LaCivita (@ChrisLaCivita) February 17, 2025
Qëndrim të ashpër LaCivita mbajti edhe në momentin kur u prezantua në Tiranë si strategu i fushatës së demokratëve.
Alex Soros postoi në rrjet foton krah Edi Ramës. Ai e shoqëronte foton me mbishkrimin “me kërkesë të popullit”.
LaCivita e ka quan Kryeministrin Edi Rama si kukull të Sorosit, ndërsa deklaratat e tij kanë entuziazmuar demokratët e drejtuar nga Berisha. Sipas tyre, çdo deklaratë e LaCivita tregon ndryshimin e kursit të administratës Trump në raport me Edi Ramën.
Lini një Përgjigje