TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2025, 15:46

“Me kërkesë të popullit”/ Sorosi i “prish” punë Bablokut, poston foton me të nga Mynihu!

Shkruar nga Pamfleti
“Me kërkesë të popullit”/ Sorosi i
Edi Rama dhe Alex Soros

Kjo situatë duket se nuk i ka pëlqyer Aleks Sorosit, i cili në fund ka vendosur t’i prishë punën “Bablokut” duke postuar një foto me të, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Kryeministri Edi Rama u mundua dy ditë më parë ta fshehë miqësinë e tij me Aleks Soros për të mos lënë përshtypje të keqe tek të dërguarit e administratës së Donald Trump, të cilët morën pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Dy ditë më parë Soros postoi disa foto nga konferenca në Mynih, po nuk nxori asnjë me Ramën, kjo mesa duket edhe me kërkesën e kryeministrit shqiptar, i cili nuk do të shfaqet si mik i Sorosit në sy të administratës së Trump.

Nga ky postimi i Sorosit, plasën qindra komente në rrjetin e tij social “Facebook”, ku e pyesnin për mungesën e Ramës në foto dhe i shpreheshin që ai e ka braktisur nga frika e Trump.

Kjo situatë duket se nuk i ka pëlqyer Aleks Sorosit, i cili në fund ka vendosur t’i prishë punën “Bablokut”, duke postuar një foto me të gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Ai e shoqëronte foton me mbishkrimin “me kërkesë të popullit” duke treguar se qëllimisht nuk e kishte postuar foton me Ramën, në postimet e mëparshme. Ky veprim nxjerr zbuluar “paktin sekret” mes "Bablokut" dhe Sorosit për të qëndruar sa për sy e faqe larg njëri-tjetrit.

Megjithatë, ende nuk e dimë se si do të lexohet nga njerëzit e Trump ky postim në shenjë “karshillëku” ndaj administratës së tij, por një gjë është e sigurtë, Sorosi nuk është aq i dashur për presidentin e SHBA-së dhe kjo nuk e ndihmon aspak Ramën./Pamfleti

Lini një Përgjigje