TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2025, 13:54

Berisha akuza Dumanit: Rama përdor Skapin për të mbyllur dosjet e krimit

Shkruar nga Pamfleti
Berisha akuza Dumanit: Rama përdor Skapin për të mbyllur dosjet e
Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Kryeministri Rama se përdor Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas tij, Rama përdor 'Skapin' për të mbyllur dosjet e krimit 

'Ato janë anketime të bëra të gjitha nën diktat dhe për manipulim dhe nuk kanë asnjë vlerë. Por unë të garantoj se Sali Berisha nuk ka ndërmend asgjë tjetër vetëm luftën me zero tolerancë kundër krimit dhe korrupsionit. Garantoj çdo shqiptar! Por unë paraqita sot në mëngjes dokumente të tjera, që krimineli me kollare, me veturë ministrore, me zyrë ministrorë, qarkullon në mbledhje të qeverisë, ka kryer krime të shëmtuara dhe mbrohet nga Skapi.

Unë kam dhënë disa shembuj dhe jap shembuj. Dallimi është ky, Edi Rama përdor Skapin, unë nuk e kam përdorur dhe nuk do e përdor kurrë drejtësinë. Drejtësia do jetë nën ligj dhe e pavarur. E varur nga ligji. Unë nuk mund të pranoj kurrë prokurorë apo gjykatës apo nëpunës apo deputetë apo ministër një njeri që ka kryer krim, një njeri që fle mbi krimin, një njeri që fsheh krimin. Nuk është punë Skapi këtu.

E kam deklaruar dhe e deklaroj se çdo njeri i ndershëm që zbaton ligjin, a do quhet Spak apo do quhet… ne e kemi quajtur Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ne me këtë jo nuk do të dobësojmë, por përkundrazi do forcojmë dhe do adoptojmë zero tolerancë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. A, në qoftë se dikush do të mbrojë monstrat e Xhorxh Sorosit, në Shqipëri, kjo ka marrë fund.', tha Berisha.

sali berisha spak rama

Lini një Përgjigje