
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pasi kreu i PD Sali Berisha tha se pas zgjedhjeve të 11 majit do ta shkrijë SPAK-un dhe prokurorët do të burgosen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shprehet se një institucion kushtetues nuk shkrihet as në gojë e as me gojë, por me votë.
“SPAK nuk do ekzistojë?
Duhet të shuhet?
Ouu po si kështu, me gojë?
Një institucion kushtetues nuk shkrihet as në gojë e as me gojë!
Me votë pooooo!
Dhe çfarë vote-2/3 e gjithë kuvendit;
Pastaj 50% +1 votë të shqiptarëve ne listën e votuesve!
Nuk besoj se do i ketë kush kaq vota!
Asnjëherë!
Në anë tjetër vullneti ynë nuk ka ndryshuar prej ditës kur votuam ngritjen e SPAK!”, shkuan Braçe.
Lini një Përgjigje