TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2025, 13:04

Raporti i DASH për Berishën, Balla: Pse nuk flisni? Jeni si pula të lagura

Shkruar nga Pamfleti
Raporti i DASH për Berishën, Balla: Pse nuk flisni? Jeni si pula
Taulant Balla

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me një shkrim që publikoi "Pamfleti" për raportin e DASH për Berishën. Ai pyeti opozitës se përse nuk kanë komentuar raportin që nxjerr në pah korrupsionin dhe pastrimin e parave. 

“Pse jeni sot si pula të lagura, se nuk lini raport të DASH pa përmendur. Si ka mundësi që këtë raport për pastrimin e parave nuk dëgjova ta përmendni. Nuk ju dëgjova të flisni për dhëndrin e një ish-kryeministri që kishte fituar 5 milionë euro”, tha Balla.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka nxirë sërish Shqipërinë për pastrimin e parave. Ashtu siç ndodh për vit, edhe këtë herë vendi ynë cilësohet si vatër për pastrimin e parave nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Në 31 janar, DASH ka publikuar volumin e dytë (volumi i parë u publikua në pranverën e vitit 2024) të raportit për Pastrimin e Parave, ku mes shumë shteteve është dhe Shqipëria. Sipas raportit, për shkak të krimit të lartë dhe korrupsionit, ka prezencë të shtuar të pastrimit të parave.

DASH ka marrë si shembull të pastrimit të parave Sali Berishën. Në raport përmendet fakti i nisjes së hetimeve ndaj tij, teksa sipas amerikanëve, dhëndri i ish-kryeministrit përfitoi 5 mln dollarë nga afera “Partizani”. Po ashtu, përmendet dhe rasti i Lefter Kokës me inceneratorët.

 

Lini një Përgjigje