TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2025, 20:00

Pastrimi i parave, DASH merr si shembull Berishën: Dhëndri i tij përfitoi miliona!

Shkruar nga Pamfleti
Pastrimi i parave, DASH merr si shembull Berishën: Dhëndri i tij
Berisha, 'non grata' në SHBA

Raporti i DASH për Pastrimin e Parave, amerikanët përmendin dosjen “Partizani”...

Departamenti Amerikan i Shtetit ka nxirë sërish Shqipërinë për pastrimin e parave. Ashtu siç ndodh për vit, edhe këtë herë vendi ynë cilësohet si vatër për pastrimin e parave nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Në 31 janar, DASH ka publikuar volumin e dytë (volumi i parë u publikua në pranverën e vitit 2024) të raportit për Pastrimin e Parave, ku mes shumë shteteve është dhe Shqipëria. Sipas raportit, për shkak të krimit të lartë dhe korrupsionit, ka prezencë të shtuar të pastrimit të parave.

Pjesa më e madhe e pastrimit të parave në Shqipëri është e lidhur me trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore, mashtrimin me kontratat qeveritare, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Ekonomia shqiptare e bazuar kryesisht në para në dorë, kontrollet e dobëta kufitare dhe kontrolli i dobët doganor, lehtësojnë një treg të zi për mallrat kontrabandë. Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, kriptomonedhave dhe projekteve të tjera në fushën e biznesit”, thekson raporti.

Pastrimi i parave, DASH merr si shembull Berishën: Dhëndri i tij

DASH ka marrë si shembull të pastrimit të parave Sali Berishën. Në raport përmendet fakti i nisjes së hetimeve ndaj tij, teksa sipas amerikanëve, dhëndri i ish-kryeministrit përfitoi 5 mln dollarë nga afera “Partizani”. Po ashtu, përmendet dhe rasti i Lefter Kokës me inceneratorët.

Në vitin 2023, SPAK ndërmori veprime që përfshinin arrestime dhe sekuestrim të pasurive të ish-zyrtarëve të nivelit të lartë. Në tetor SPAK njoftoi një hetim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i sanksionuar nga SHBA për korrupsion sipas parashikimeve të nenit 7031(c) të Aktit të Ndarjeve të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Përafërta 2021, pasi dhëndri i tij përfitoi afro 5 milionë dollarë. SPAK arrestoi dhëndrin e Berishës për korrupsion dhe pastrim parash dhe sekuestroi pasuritë e tij.

Pastrimi i parave, DASH merr si shembull Berishën: Dhëndri i tij

Në tetor gjykatat dënuan ish-ministrin e mjedisit Koka po për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre sepse një kompani i dha atij 1.47 milionë dollarë. Gjykata sekuestroi gjithashtu asete me vlerë 4 milionë dollarë”, theksohet në raport.

Për qartësi, ky raport është hartuar nga administrata e Biden dhe jo nga Trump, me të cilën Berisha pretendon se do ta ketë 'ujë' muhabetin.

Më tej DASH shprehet se Shqipëria duhet të shtojë hetimet dhe paditë për pastrim parash, si dhe të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. “Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të ndjekë udhëzimet rregullatore, të kryejë mbikëqyrje efektive, të përmirësojë bashkëpunimin në zbatimin e ligjit dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe prokurorëve për t'u fokusuar te korrupsioni, pastrimi i parave dhe krimet ekonomike. Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformën gjyqësore të nisur në vitet 2016-2017”, thuhet më tej. /Pamfleti

Lini një Përgjigje